2016-10-14
Ndryshimi i emrit të kompanisë
THE RENAMING PROCESS IS NOW FINISHED
I nderuar partner biznesi,
kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se procesi i ndryshimit të emrit të kompanisë nga “Procoin International GmbH” në “SOUTH Automation Int. GmbH”, i njoftuar muajin e kaluar, tani ka përfunduar.
Për fat të keq, procesi lidhet edhe me disa çështje administrative. Ju lutemi të keni parasysh sa vijon:
Ndryshimet e adresave tona të e-mailit:
Adresat tona të reja të e-mailit mbarojnë me @southautomation.net. Të gjitha adresat personale të e-mailit do t'ju komunikohen personalisht.
Të dhënat e kompanisë:
Ju lutemi, përdorni që tani e tutje emrin e ri të kompanisë “SOUTH Automation Int. GmbH” për të gjitha porositë, konfirmimet e porosive, pagesat dhe faturat.
Të gjitha informacionet e tjera ligjore dhe të dhënat e kontaktit, si adresat, numri i telefonit, numri i TVSH-së, numri i regjistrimit dhe të dhënat e llogarisë, mbeten të pandryshuara.
Aksesueshmëria në internet:
Faqet tona të internetit www.cashMAX.net dhe www.cashDNA.net janë të aksesueshme si më parë. Së shpejti do të jetë e disponueshme një prani tjetër në internet në www.southautomation.net.