2017-01-08

Po vjen kartëmonedha e re 50 euro

Me ne jeni në anën e sigurt

Kartëmonedhat e serisë Europa po futen në qarkullim gjatë disa viteve. Kartëmonedhat 5 €, 10 € dhe 20 € janë emetuar tashmë, ndërsa ajo 50 € do të hyjë në qarkullim më 4 prill 2017. Kartëmonedhat e reja 100 € dhe 200 € parashikohet të futen rreth fundit të vitit 2018. Kartëmonedha e re 50 €, ashtu si kartëmonedhat e serisë Europa të emetuara më parë, do të qarkullojë krahas kartëmonedhave të serisë së parë, të cilat mbeten mjet ligjor pagese. Kartëmonedhat euro do ta ruajnë gjithmonë vlerën e tyre dhe mund të këmbehen pa afat në bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit.

Pse kartëmonedha të reja?

Elementet e sigurisë së kartëmonedhave duhet të përmirësohen herë pas here, që kartëmonedhat të jenë edhe më të vështira për t’u falsifikuar. Të gjitha kartëmonedhat e serisë Europa po marrin gjithashtu një pamje të freskët. Kjo është bërë tani me kartëmonedhën e re 50 €, e cila përfshin një dritare me portret të dukshme nga të dyja anët, si dhe elemente të tjera të përmirësuara sigurie. Si rezultat, ajo është edhe më e sigurt dhe mbetet e lehtë për t’u kontrolluar.

>> Mësoni më shumë për serinë Europa të kartëmonedhave euro

Përditësim: kartëmonedha 50 € e serisë Europa është në qarkullim që nga 4 prilli 2017, ndërsa ato 100 € dhe 200 € pasuan në maj 2019.